City me mungesë të madhe ndaj Man Utd

Futboll

City me mungesë të madhe ndaj Man Utd

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:21
City/Man Utd

Manchester United dhe Manchester City do të përballen në kuadër të javës së 34-të në Premierligë.

Manchester United – Manchester City, do të jetë ndeshja kryesore e javës së 34-të në Premierligë.

‘Djajtë e Kuq’ në këtë ndeshje do të jenë pa Antonio Valencian, që ka pësuar lëndim, gjersa në dilemë janë, Eric Bailly, Anderr Herrera dhe Phil Jones.

Manchester City në këtë ndeshje do të jetë pa Claudio Bravon, gjersa Pep Guardiola ka bërë me dije se Kevin de Bruyne nuk do të luajë në këtë përballej, shkaku i lëndimit në muskuj.

Padyshim se mungesa e belgut ndaj Manchester United do të jetë një mungesë e madhe për ‘Citizens’.

Ndeshja në mes të dy rivalëve lokal do të zhvillohet nesër (e mërkure) nga ora 21:00. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat