Rexhepi: Besoj se nga Strumica do të kthehemi me fitore

Futboll

Rexhepi: Besoj se nga Strumica do të kthehemi me fitore

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:31
Rexhepi: Besoj se nga Strumica do të kthehemi me fitore

Portieri i shumëtalentuar i Shkëndijës, Bekim Rexhepi po shfrytëzon maksimalisht mungesën e portierit të lënduar, Kostadin Zahov.

Në ndeshjet e fundit, ai po tregon siguri në portën kuqezi, sidomos paraqitja e bukur në derbin kundër Vardarit dëshmoi se bëhet fjalë për një portier me perspektivë të madhe.

Lidhur me takimin e së mërkurën në Strumicë ndaj Bellasicës, ai shpehet optimist dhe beson se do të kthehen me tre pikë, përkundër faktit se vendasit kanë përmirësuar duksëm lojën e tyre dhe se dëshirojnë mbijetesën.

“Na pret takimi në transfert me Bellasicën, ekip që përkundër faktit që ndodhet në vendin e parafundit në tabelë, gjithsesi në ndeshjet e fundit tregojnë perfonmansa të mira dhe japin shenja për të shpëtuar nga më e keqja, gjegjësishtë rënia në kategorinë e dytë. Kjo është dicka që na tregon qartë se nuk do ta kemi lehtë takimin të mërkurën në Strumicë, por Shkëndija është e gatshme se asnjëherë nuk fiton në mënyrë të kollajshme.

Ne shkojmë për të dhënë më të mirën, të luftojmë për ngjyrat e klubit, për skuadrën dhe për objektivat tona dhe besoj se nga Strumica do të kthehemi me tre pikë”, deklaroi me tone optimiste portieri i talentuar Bekim Rexhepi, i cili e admiron shumë ishportierin e Real Madridit, Iker Casillas, që aktualisht mbron te skuadra portugeze Porto.

Ndeshjet, java e 30-të
(E mërkurë, ora 16:00)

Bellasica-Shkëndija
Makedonija GJP-Vardar
Renova-Sileks
Shkupi-A.Pandev
Rabotnicki-Pobeda

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat