Cristiano Ronaldo u transferua te Juventus verën e kaluar, për të udhëhequr këtë skuadër drejt triumfit në Ligën e Kampionëve, pas pritjes së gjatë 23 vjeçare.
Pavarësisht transferimit të tij, dhe pagës së madhe prej 30 milionë euro në vit, ëndrra e Juventusit me Cristiano Ronaldon është shuar përsëri, pas eliminimit nga Ajax.
Mediet në Itali bëjnë të ditur se pas eliminimit nga Ajax, Ronaldo u ka bërë të ditur drejtuesve të Juventus se në skuadër për sezonin e ri, dëshiron disa lojtarë.
Sipas Corriere dello Sport, listës së Ronaldos i prinë talenti portugez Joao Felix.
Emrat tjerë janë ish bashkëlojtarët e Ronaldos te Reali, Isco dhe Raphael Varane.
Federico Chiesa, Tanguy Ndombele, Matthijs de Ligt dhe Kostas Manolas, janë emrat e tjerë që janë diskutuar nga Ronaldo dhe zyrtarët e Juventusit për transferim në Torino.