PSG ofron 60 milionë për Icardin

Futboll

PSG ofron 60 milionë për Icardin

Më: 23 prill 2019 Në ora: 22:40
Mauro Icardi

Mauro Icardi duket se sezonin tjetër do të veshë petk tjetër prej atij të Interit.

Argjentinasi është në listën e disa skuadrave evropiane. Tash së fundmi është Paris Saint-Germain që ka hyrë në garë seriozisht për të.

Parisienët kanë ofruar 60 milionë që në verë ta sigurojnë nënshkrimin e tij, shkruan Gazzetta dello Sport.

Sulmuesi i Interit shihet se zgjidhje e përkryer për ta zëvendësuar Edinson Cavanin në skuadrën prej kryeqytetit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat