Universiteti organizon garë për gjetjen e tri mënyrat sesi të përshkruhet Lionel Messi

Futboll

Universiteti organizon garë për gjetjen e tri mënyrat sesi të përshkruhet Lionel Messi

Më: 24 prill 2019 Në ora: 06:33
Lionel Messi

23 Prilli është Dita e Shën Xhorxhit dhe është festë e madhe në Katalonjë, ku festohet pasioni për letërsi dhe si rrjedhojë një universitet ka vendosur ta organizojë një garë në lidhje me Lionel Messin.

Universiteti Ndërkombëtar i Katalonjës (UIC) me nismën e gazetarit Miguel Angel Violan, organizoi garën për tri mënyrat më të mira sesi ta përshkruajë superyllin e Barcelonës, Lonel Messin.

“E pashë këtë si një mënyrë të bukur për të lidhur diçka akademike me diçka të njohur si një futbollist i cili për shumë njerëz është më i mirë i të gjitha kohëve”, tha Violan.

“Disa persona mund të mendojnë se nuk ka mbiemra për ta përshkruar atë, prandaj me këtë garë deshëm ta shihnim sesa e vërtetë është kjo”, shtoi ai.

Këto janë tri mënyrat për ta përshkruar Messin, të cilat u futen në listën e ngushtë:

“Re-gol-ucionario”, një interpretim për fjalën “revolucionar”.

Fjala tjetër ishte “inadjetivable” apo në shqip diçka si “i papërshkrueshëm”.

Dhe mënyra e tretë, ishte termi “General de Gol”, që nënkupton Gjeneral i Golave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat