Trajneri i Werderit tregon arsyen e fortë se pse nuk luante Milot Rashica në fillim të sezonit

Futboll

Trajneri i Werderit tregon arsyen e fortë se pse nuk luante Milot Rashica në fillim të sezonit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:15
Milot Rashica

Milot Rashica është kthyer në njërin prej lojtarëve më atraktiv të Bundesligës.

Futbollisti nga Vushtrria ka befasuar të gjithë me golat dhe asistimet gjatë vitit 2019.

Mirëpo duke mos harruar që fillimi i sezonit për Milot Rashicën ishte tepër i vështirë.

Ka qenë vetë trajneri Florian Kohfeldt, që ka folur për sulmuesin shqiptar që e linte jashtë grumbullimit.

Numri një i stolit të Werderit është rikthyer të flasë për atë periudhë, duke treguar se detyruar mbrojtëse kanë qenë ato që ka kanë lënë jashtë.

“Ai kishte një sjellje të shkëlqyer. Nuk e grumbulloja pasi Miloti thjesht nuk dinte të mbronte”, ka thënë Kohfeldt.

Rashica ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tri asistime në Bundesliga këtë sezon.

Ai ka shënuar dy herë edhe në Kupë.

Ndryshe, sot Werder Bremen do të përballet me Bayern Munich në kuadër të Kupës së Gjermanisë me Rashicën që në këtë takim pritet të jetë përsëri startues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat