Milani e kërkon Malcomin nga Barcelona - Bota Sot
Milani e kërkon Malcomin nga Barcelona

Futboll

Milani e kërkon Malcomin nga Barcelona

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:22
Malcom

Klubi italian synon të përforcohet për edicionin e ri.

Milani do të bëjë ndryshime në skuadër për sezonin tjetër dhe shumë emra përmenden që do t’i bashkohen skuadrës kuqezi.

Corriere dello Sport sot raporton që drejtuesit e Milanit janë takuar me ata të Barcelonës, për transferimin e mundshëm të Malcom në San Siro gjatë verës.

Braziliani i cili ishte blerë vetëm verën e kaluar nga Barça ka pasur shumë pak minuta në dispozicion dhe pritet të largohet në verë në një skuadër e cila i garanton të luajë më shumë.

Por problem i Milanit do të jetë se si do ta mbyllë këtë sezon. Nëse skuadra e Gennaro Gattusos arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, do të ketë hapësirë për të bërë shpenzime, në të kundërt do të duhet të largojë disa nga yjet kryesorë për të pasur mundësi që të bëjë ndonjë blerje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...