“Ata ishin aq të inatosur pas humbjes, saqë filluan të gjuanin njëri-tjetrin me xhel flokësh”

Futboll

“Ata ishin aq të inatosur pas humbjes, saqë filluan të gjuanin njëri-tjetrin me xhel flokësh”

Më: 24 prill 2019 Në ora: 21:51
Roy Keane

Legjenda e Manchester United Roy Keane ka sulmuar skuadrën e Manchester United dhe mendon se ata do ta “hedhin poshtë autobusit” Ole Gonnar Solskjaer, ashtu siç bënë me Jose Mourinho-n. 

Duke folur për Sky Sport në prag të derbit, Keane nuk është kursyer ndaj lojtarëve të ish-ekipit të tij. 

“Janë të njëjtët lojtarë që hodhën poshtë autobusit Mourinho-n dhe do të bëjnë të njëjtën gjë me Ole. Leopardët nuk i ndryshojnë pikat e lëkurës. 

Nuk është detyra e trajnerit të motivojë lojtarët. Duhet të motivohesh vetë kur luan te Man United. 

Mendoj se anë qenë shumë të mërzitur pas ndeshjes me Everton. Aq shumë sa filluan duke goditur njëri-tjetrin me xhel flokësh,” e mbyll Keane me ironi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat