Ekipi i Rashicës akuzon për sfidën me Bayernin: Na vodhën!

Futboll

Ekipi i Rashicës akuzon për sfidën me Bayernin: Na vodhën!

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:08
Ekiopi i Rashicës akuzon për sfidën me Bayernin: Na vodhën!

Finalja numër 76 në Kupën e Gjermanisë do të vërë përballë RB Leipzig me Bayern, pasi bavarezët fituan mbrëmë në Bremen 3:2, në një ndeshje të çmendur, ku Rashica me një asist e një gol ktheu baraspeshën, para se një penallti në favor të Bayernit të vendoste fatet e sfidës, në minutën e 78-të.

Pikërisht penalltia e fituar nga Coman ka ngjallur polemika të mëdha, sepse Gebre Selassie e preku lehtë francezin, i cili u rrëzua menjëherë. Nga Werder akuza pa fund për arbitrin, që nuk shkoi as të kontrollonte në VAR a kishte vepruar drejt, ndërsa sulmuesi Max Kruse sapo përfundoi ndeshja shpërtheu: "Është qesharake. Për çfarë duhet VAR, nëse nuk e përdorim? Zot i madh, më mirë të mos flas më shumë. Më mirë ta heqim qafe teknologjinë, kur nuk e përdorim".

Kruse u grind edhe me Jerome Boateng pas ndeshjes, ndërsa shpjegoi arsyen: "Boateng mendonte se Bayerni mund të kishte shënuar 4 gola që në pjesën e parë. Për çfarë duhet të ma thotë këtë gjë? Fituan, le të festojnë, por nuk ka nevojë të shesin mend!".

Edhe drejtori sportiv i Werder, Frank Baumann, nuk e fshehu zemërimin e tij: "Nuk ishte penallti, kurrë në botë! Ndihemi të vjedhur, 9 arbitra në 10 nuk do e fishkëllenin atë penallti!".

HOENESS - Në lidhje me penalltinë e fituar nga Coman foli edhe presidenti i Bayernit, Uli Hoeness: "Ishte penallti 100%. Asnjë diskutim! Fola me Coman, më tha që e kishte kaluar kundërshtarin dhe më pas një bërryl e rrëzoi".

Edhe Thomas Muller, autor i golit të 2:0, doli në mbrojtje të arbitrit: "Ai na tha që Coman e kishte kaluar mbrojtësin dhe më pas erdhi kontakti. Përse duhej kontrolluar VAR, kur ai ishte i sigurt në vendimin e tij dhe në kufje i thonë që nuk ka asnjë dyshim?".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat