Perez bën çmos për ta transferuar Hazardin, i ofron një pagë marramendëse

Futboll

Perez bën çmos për ta transferuar Hazardin, i ofron një pagë marramendëse

Më: 25 prill 2019 Në ora: 14:25
Eden Hazard

Presidenti i Real Madridit e do me çdo kusht yllin e Chelseat.

Eden Hazard pritet të jetë një nga përforcimet e para të Real Madridit në afatin kalimtar të verës. Belgu nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të luajtur në Madrid, madje e ka përsëritur disa herë diçka të tillë.

Kontrata me Chelsean i përfundon në verën e vitit 2020. Rinovimi nuk ka shanse të ndodhë dhe drejtuesit e klubit anglez janë të detyruar që ta shesin “yllin” e tyre, për të mos e humbur si lojtar të lirë.

Sipas raportimeve të “The Sun”, Chelsea do e lejojë largimin e yllit të skuadrës për shumën e 100 milionë funteve.

Ndërkohë 28-vjeçarin e pret një kontratë faraonike te madrilenët. Presidenti Perez është gati t’i ofrojë 400 mijë funte në javë, ose ndryshe 24 milionë funte në vit, duke e bërë atë lojtarin më të paguar te Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat