Atalanta kalon Fiorentinën për finalen e Kupës së Italisë, përballë do të ketë Lazion

Futboll

Atalanta kalon Fiorentinën për finalen e Kupës së Italisë, përballë do të ketë Lazion

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:58
Atalanta

Skaudra e Atalantas është skuadra e dytë që ka siguruar biletën për finalen e Kupës së Italisë.

Në dy ndeshje spektakolare të zhvilluara kundër Fiorentinës, në fund ishte Atalanta që arriti të merrte biletën për finalen.

Në ndeshjen e luajtur sot, skuadra vendase arriti të mposhte ‘violan’ me rezultatin 2:1, në një ndeshje tejet interesante.

Rezultati u zhbllokua qysh në minutën e tretë nga mysafirët, të cilët tundën rrjetën me anë të Luis Muriel.

Rezultati u barazua qysh në minutën e 14’, kur Josip Ilicic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.

Finalen për Atalantan e siguroi Papu Gomez, i cili në minutën e 69’ shënoi golin e vlefshëm dhe atë që vendosi rezultatin përfundimtar.

Në finale, skuadra  e Atalantas do të ketë përballë skuadrën nga kryeqyteti, Lazio, për një ndeshje që gjithashtu pritet të dhurojë spektakël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat