Milan denoncon fyerjet raciste ndaj Bakayoko e Kessie

Futboll

Milan denoncon fyerjet raciste ndaj Bakayoko e Kessie

Më: 25 prill 2019 Në ora: 23:20
Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessie ishin viktima të fyerjeve raciste.

Skuadra e Milanos ka reaguar ndaj fyerjeve raciste drejtuar lojtarëve të tyre, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

‘Rosonerët’ kanë ngritur çështjen tek instancat më të larta të futbollit italian, pas incidenteve në ndeshjen e së mërkurës, kundër Lazio.

Milano u eliminua nga kjo garë, por kjo nuk ishte më e keqja që i ndodhi skuadrës gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi ishin dy yjet e skuadrës, Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessie që ishin viktima të fyerjeve raciste.

Skuadra e Milanos kanë insistuar se dy mesfushorët janë përballur me thirrjet ‘majmun’ gjatë ndeshjes në San Siro, të cilën e fituan mysafirët.

Racizmi ka qenë një problem që është shfaqur shumë gjatë këtij edicioni, sidomos në Premierligë dhe Serie A.

Më parë ishte edhe ylli i Juventus, Moise Kean ai i cili ishte viktimë e tifozëve të Cagliarit. Mbetet të shihet cilat do të jenë masat që do të merren pas deklaratave zyrtare të Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat