Reali ndalet nga Getafe, Sevilla me “5 yje”, Villareali merr fitore shprese

Futboll

Reali ndalet nga Getafe, Sevilla me “5 yje”, Villareali merr fitore shprese

Më: 25 prill 2019 Në ora: 23:41
Real vs Getafe

Reali i Madridit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, në sfidën e zhvilluar në transfertë përballë Getafes.

Të besuarit e Zidane dominuan në kontrollin e topit dhe lojës, por vendasit patën rastet më të mira për shënim, pasi zbrisnin shpesh në kundërsulme të shpejta.

Pas këtij rezultati, Reali mbetet në vendin e tretë, thuajse i sigurt në zonën Champions, ndërsa Getafe dhe Sevilla do të luftojnë për vendin e katërt.

Andaluzianët mposhtën po sot Rayo Vallecanon, me rezultatin e thellë 5-0. Promes, El Haddadi dy herë, Ben Yadder dhe Gil, shënuan për Sevillan, të gjithë në pjesën e dytë.

Sfida tjetër nga kampionati spanjoll, ishte ajo mes Real Sociedadit dhe Villarealit, që u fitua me rezultatin minimal 0-1 nga këta të fundit, që hodhën një hap drejt sigurimit të mbijetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat