Pogba po largohet nga ‘Old Trafford’, arsyeja Solskjaer?

Futboll

Pogba po largohet nga ‘Old Trafford’, arsyeja Solskjaer?

Më: 26 prill 2019 Në ora: 00:05
Paul Pogba

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, duket se do të largohet nga ‘Old Trafford’ në fund të këtij sezoni dhe arsye për këtë po del të jetë Ole Gunnar Solskjaer.

Mesfushori francez duket se po e përçan skuadrën në dhomën e zhveshjes, gjë që duket se do ta largojë atë nga skuadra në fund të sezonit.

Yjet e Man United raportohet se kanë frikë se trajneri norvegjez nuk mund ta kontrollojë egon e madhe të fituesit të Kupës së Botës, shkruan ‘The Sun’.

Pogba mësohet t’iu ketë thënë shokëve të skuadrës se nuk sheh progres tek United që nga koha kur ai u largua nga skuadra për herën e parë.

Francezit thuhet se nuk i kanë pëlqyer taktikat e trajnerit Solskjaer me topat e gjatë, në ndeshjen ndaj City.

Gjithashtu, ‘Sunsport’ mëson se Pogba ka ngritur zërin drejt shokëve të skuadrës në ‘Goodsion Park’, pas turpërimit të ‘djajve të kuq’ ndaj Everton.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e Paul Pogba në fundin e këtij sezoni, por bazuar në këto raportime, lojtari me gjasë do të largohet nga ‘Old Trafford’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat