Tottenham vendos çmimin për Eriksen

Futboll

Tottenham vendos çmimin për Eriksen

Më: 26 prill 2019 Në ora: 00:43
Christian Eriksen

Skuadra e Tottenham Hotspur duket se do të jetë e hapur për ofertat që do të vijnë për yllin e skuadrës, Christian Eriksen.

Sipas raportimeve të ‘Daily Mail’, Tottenham do të kërkojë hiq më pak sesa 150 milionë euro nëse Real Madrid kërkon Christian Eriksen.

Danezi ka edhe 14 muaj kontratë të mbetur me skuadrën nga Londra, dhe ‘Los Blancos’ janë skuadra që vëzhgojnë me interesim situatën e tij.

Gjithsesi, me çmimin e vendosur nga Spurs, madrilenët duket se do të presin edhe një afat kalimtar për transferimin e organizatorit.

27 vjeçari këtë edicion ka regjistruar nëntë gola dhe ka shtuar 17 asistime në 45 paraqitje me skuadrën e tij, në të gjitha kompeticionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat