Babai i Milot Rashicës, Nexhmedin Rashica, i është kundërpërgjigjur Mehmet Kurdës për zbulimin e Milotit si talent i madh i futbollit.
Kurda është thirrur disa herë se ka zbuluar talentin e yllit të Werder Bremenit. Mirëpo, babai i Milotit, Nexhmedini e ka mohuar këtë.
“Le ta shikon Mehmet Kurda se kush e ka zbuluar Milotin. Milotin e kam dërguar ne Prishtinë për arsye te formimit te Ligës Regjionale”, ka shkruar Rashica në Facebook.
Ai ka publikuar një foto ku shihet Miloti me klubin e Vushtrrisë, kategoritë e reja. Miloti për disa vjet ka luajtur me grupmoshat e reja të SHF Kurda, para se t’i bashkohej ekipit të parë të Vushtrrisë, ku trajner ishte Ismet Munishi.