Gëzohet Vëllaznimi, i ndahet një shumë e parave!

Futboll

Gëzohet Vëllaznimi, i ndahet një shumë e parave!

Nga: K. G. Më: 26 prill 2019 Në ora: 13:09
Gëzohet Vëllaznimi, i ndahet një shumë e parave!

Klubi i futbollit Vëllaznimi nga Gjakova me ngulm kërkon rikthimin në elitë. Ky kolektiv me renome do të mbështetet me një shifër të mirë të mjeteve financiare nga KK e Gjakovës.

“Asambleja Komunale e Gjakovës, mori vendim që të mbështes Klubin tonë me 40.000 euro, për çka u jemi mirënjohës. Me këtë rast falënderojmë të gjithë këshilltarët komunal që e përkrahen propozimin për mbështetjen financiare të Klubit tonë. I falënderojmë edhe ata këshilltarë që me diskutimet e veta ishin kundër këtij propozimi, por më vonë, me rastin e votimit, mbase duke e kuptuar arsyeshmërinë e plotë të këtij propozimi, nuk votuan kundër. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se 40.000 euro, për Komunën e Gjakovës, e cila për shkak të buxhetit të vogël po përballet me mjaft probleme financiare, është vlerë e konsiderueshme.

Megjithatë dëshirojmë të njoftojmë opinionin, e kuptohet edhe disa nga këshilltarët komunal, se në Kosovë, posaçërisht pas pranimit të FFK-s në UEFA e në FIFA, menaxhimi i një klubi të futbollit është bë shumë i kushtueshëm. Aq i kushtueshëm sa që subvencioni prej 40.000 eurove që u miratua dje nuk i mbulon as shpenzimet dymujore të Vëllaznimit.

Kështu më shumë se 80% të shpenzimeve të Klubit për këtë vit duhet t’i siguroi stafi menaxhues i Klubit, ku barrën kryesore e ka bart dhe vazhdon ta bartë kryetari i Klubit z. Agim Cana, bëhet e ditur nga KF Vëllaznimi. Skuadra gjakovare garon në Ligën e parë, aktualisht renditet në vend të katërt me 47 pikë të mbledhura, 13 me pak se lideri Vushtrria pas 25 jave të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat