Talenti i Romës detyrohet të pensionohet për shkak të problemeve në zemër

Futboll

Talenti i Romës detyrohet të pensionohet për shkak të problemeve në zemër

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:32
Abdullahi Nura

Klubi italian i ka gjetur menjëherë një vend të ri të punës me të rinjtë e skuadrës.

Abdullahi Nura nuk do të mund të luajë më futboll. Futbollisti 21-vjeçar në pronësi të Romës, karriera e të cilit është shoqëruar nga lëndime të shumta dhe së fundmi edhe nga probleme me zemër, duhet të tërhiqet nga futbolli në një moshë fare të re.

E ka të pamundur të marrë certifikatën e përshtatshmërisë sportive e tashmë po bisedon me drejtuesit verdhekuq për të prishur kontratën, që i skadon në vitin 2020.

Mbrojtësi nigerian, i cili u ble në vitin 2015 nga Spezia për 2.5 milionë euro, luajti i huazuar te Lavagnese dhe Perugia në formë huazimi, ku dhe iu shfaqën problemet me zemrën.

Roma, gjithsesi ka vendosur t’i qëndrojë pranë futbollistit në këtë moment të vështirë. Drejtuesit e skuadrës do t’i ofrojnë një mundësi për punësim të përhershëm në Trigoria, duke i gjetur një rol drejtuesi në ekipin e të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat