Cancelo: Jam i lumtur që jam në ekipin më të mirë në Itali

Futboll

Cancelo: Jam i lumtur që jam në ekipin më të mirë në Itali

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:34
Joao Cancelo

Mbrojtësi portugez nesër do të luajë kundër ish-skuadrës së tij.

Joao Cancelo kaloi në radhët e Juventusit verën e vitit të shkuar, me bardhezinjtë që shpenzuan plot 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, të cilin e transferuan nga Valencia.

Në një intervistë për mediat italiane, së fundmi Cancelo ka folur mbi kalimin te Juventusi, si dhe për periudhën që kaloi te Interi. Portugezi ka falënderuar Interin, pasi prej eksperiencës që kaloi te zikaltrit.

“Më duhet të falënderoj Interin. Një sezon që kalova atje ishte shumë i rëndësishëm, pasi ishte një eksperiencë që më ndihmoi të bashkohem me Juventusin, klubin më të mirë në Itali dhe me Allegrin, një prej trajnerëve më të mirë në botë”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat