Berisha: Është ndeshja më vendimtare për ne

Futboll

Berisha: Është ndeshja më vendimtare për ne

Nga: K. Goca Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:19
Berisha: Është ndeshja më vendimtare për ne

Sfida më e nxehtë e kësaj jave në elitën e futbollit do të zhvillohet nesër (15.30) në Therandë, mes Ballkanit dhe Ferizajt. Therandasit janë në pozitën e 8-të me 33 pikë, dy më shumë se Ferizaj që është dy vende më poshtë.

Visar Berisha, futbollist i Ballkanit, është optimist, duke thënë për gazetën "Bota sot": “E dimë rëndësinë e ndeshjes së sotme. Ndoshta është ndeshja më vendimtare e kampionatit për ne!

E vlerësojmë kundërshtarin dhe do t’i qasemi me përkushtim maksimal kësaj ndeshje. Të gjithë jemi të përgatitur si taktikisht ashtu edhe në aspektin mental që kërkon kjo ndeshje, andaj rruga na çon vetëm në një drejtim, nuk kemi dalje tjetër përpos nga ajo e trepikëshit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat