S’ka shënuar gol në Chmapions që nga viti 2015: “Vetëm unë i jam afruar Messit dhe Ronaldos”

Futboll

S’ka shënuar gol në Chmapions që nga viti 2015: “Vetëm unë i jam afruar Messit dhe Ronaldos”

Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:17
Luis Suarez

Suarez ua ka kujtuar kritikuesve se ai, me Messin dhe Ronaldon në kulmin e karrierës së tyre, e ka rrëmbyer dy herë “Këpucën e Artë”.

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka qenë në qendër të kritikave vitin e kaluar dhe këtë edicion, për mungesë golash, sidomos në Ligën e Kampionëve.

Ai s’ka shënuar në një ndeshje në Champions League në udhëtim, besoni apo jo, që nga viti 2015.

U duk se realizoi në “Old Trafford”, kundër Manchester United, por UEFA e ka regjistruar si autogol dhe ia ka dhuruar Luke Shawit të “Djajve të Kuq”.

Megjithatë, Suarez, për t’i heshtur kritikët, ua ka kujtuar atyre se në epokën e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që kanë dominuar në të gjitha aspektet, ka arritur ta rrëmbejë dy herë “Këpucën e Artë”.

“Nuk më mban natën zgjuar”, u përgjigj Suarez për “Daily Mail”, kur u pyet për mungesën e golave në ndeshjet në udhëtim në Champions që nga viti 2015.

“E di se jam lojtari i vetëm në Evropë që kam qenë në gjendje t’i afrohem Messit dhe Cristiano Ronaldos në garën për Këpucën e Artë në pesë vitet e fundit, dhe dy herë e kam fituar atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat