Batatina: Nuk kemi asnjë opsion...

Futboll

Batatina: Nuk kemi asnjë opsion...

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:56
Batatina: Nuk kemi asnjë opsion...

Llapi nga Podujeva kërkon tri pikë në luftë për titullin e kampionit, ndërsa Drita që të del e pamposhtur nga stadiumi “Zahir Pajaziti”.

Llapjanët janë të mobilizuar në çdo aspekt sepse përveç fitores çdo rezultat tjetër është baras me humbje, kurse kampioni në fuqi Drita ka qetësinë, pasi që e ka të “blinduar” vendin e katërt në elitën e futbollit. Ballafaqimi Llapi-Drita që luhet nesër në orën 15.30 pritet me kureshtje të madhe nga dashamirët e futbollit, kurse llapjanët kanë përparësinë e terrenit.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, shprehet se nuk kanë asnjë opsion tjetër përveç fitores. “Nuk kemi asnjë opsion tjetër vetëm fitore, por do ta kërkojmë me qetësinë më të madhe fitoren dhe duke aplikuar lojë të mirë.

Po ashtu do të japin maksimumin në terren sepse ne luftojmë për një objektiv të vetëm që e kemi, këtë mirë e din kundërshtarët se ne nuk kursejmë asgjë nga vetja për t’i arritur objektivat, ky është motivi dhe misioni i skuadrës. Drita e ka një skuadër të mirë dhe cilësore, do ta respektojmë por ëndrrën e Llapit nuk dëshirojmë të na ndalin në ‘Zahir Pajaziti’”, tha Batatina për gazetën kombëtare "Bota sot". Llapi është në vend të tretë me 63 pikë, ka dy me pak se lideri Feronikeli dhe se Prishtina që renditet në vend të dytë, kurse Drita është në pozitën e katërt me 47 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat