Giani De Biasi, mes Veronës dhe Indisë?!

Futboll

Giani De Biasi, mes Veronës dhe Indisë?!

Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:55
Traineri De Biasi

Giani De Biasi, ende nuk ka arritur të stabilizohet në një ekip që pas largimit nga Shqipëria. Italiani pati një eksperiencë të keqe me Deportivo Alavesin dhe tani mbetet në treg dhe sapo një ekip synon të ndryshojë trajner ai mbetet në linjën e parë. Tekniku u përfol për një kontakt të lehtë me Hellas Veronën në Seria B, ndërsa tashmë emri i tij ka shkuar dhe më larg. De Biasi përflitet për stolin e Indisë. Kombëtarja e Indisë, do të ndryshojë drejtim dhe ish-trajneri ynë është përfshirë në listë. Ai nuk është favorit, pasi në frontin kryesor është Albert Roka, ish-trajneri i Bengaluru Fc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat