Shabani: Me Llapin është derbi, ne luajmë pa presion e për fitore!

Futboll

Shabani: Me Llapin është derbi, ne luajmë pa presion e për fitore!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:58
Shabani: Me Llapin është derbi, ne luajmë pa presion e për fitore!

Futbollisti i Dritës, Bujar Shabani, ka deklaruar se janë përgatitur për sfidën me Llapin, e cila luhet nesër (15.30) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Për ndeshjen kundër Llapit jemi të gjithë, kemi punuar mjaft mirë gjatë gjithë javës. Dihet se ndeshja me Llapin është derbi, por ne si ekip futemi në çdo ndeshje për fitore”, tha Shabani. Ku janë përparësitë e Dritës? “Në këtë takim, përparësi për neve ndoshta është presioni i ekipit.

Ekipi luan pa presion pasi që siç dihet sivjet jemi jashtë garës për titull. Mirëpo, në këto ndeshje derbi do t’ju tregojmë ekipeve pretendente që Drita aksidentalisht ka mbet jashtë garës për titull, pasi që kualiteti i ekipit është për trofe”, tha Shabani për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat