Pochettino e konsideron si padrejtësi atë që bëri liga holandeze për Ajax

Futboll

Pochettino e konsideron si padrejtësi atë që bëri liga holandeze për Ajax

Më: 26 prill 2019 Në ora: 21:23
Pochettino

Në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenham dhe Ajax, është trajneri i londinezëve që ka dhënë disa komente.

Skuadra e Ajax Amsterdam ishte favorizuar nga liga holandeze, të cilët kishin shtyrë të gjithë xhiron e kësaj jave, në mënyrë që skuadra e Ten Hag të kishte kohën e duhur për përgatitje.

Pas këtyre ndodhive, trajneri argjentinas i Tottenham ka thënë se kjo gjë nuk është në rregull, duke e konsideruar si padrejtësi.

“Është e vështirë. Unë e kuptoj se në atë pikë të gjithë kanë nga një opinion” ka thënë Pochettino.

Unë e di shumë mirë se Premierliga dhe FA kanë tentuar që të na ndihmojnë ne” ka thënë tutje argjentinasi.

“Është e vërtetë se Premierliga është shumë ndryshe nga liga holandeze, por realiteti është se ata nuk do të luajnë. Mendoj se nuk është e drejtë” ka thënë ndër të tjerash trajneri Pochettino.

Tottenham aktualisht janë në pozitë të vështirë që të sigurojnë një vend në top katërshe në Premierligë.

Me lëndimet e fundit, skuadra do të ketë probleme edhe që të bëjë rotacionet e duhura në formacion, në mes të dy kompeticioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat