Suarez për Coutinhon: Tek Liverpool, ai provoi se kush është

Futboll

Suarez për Coutinhon: Tek Liverpool, ai provoi se kush është

Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:50
Philippe Coutinho

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka dhënë disa komente rreth formës së shokut të tij të skuadrës, Philippe Coutinho.

Mesfushori brazilian ka pasur rënie dhe ngritje gjatë këtij edicioni me skuadrën katalane, ku së fundmi edhe kishte humbur balotazhin me Ousmane Dembele.

Megjithatë, në mbrojtje të ish anëtarit të Liverpool ka dalë sulmuesi uruguaian, Suarez, i cili ka kërkuar nga tifozët që ta mbështesin atë.

“Lojtarët e Barcelonës dueht të jetojnë me kritikat konstante. Nuk mund të kemi gjithmonë fuqinë e duhur mentale gjatë secilit moment të keq” ka thënë Suarez.

“Philippe është një mik, ai është i ri dhe unë provoj ta kërkojë atë. Tek Liverpool, ai provoi se kush është” ka thënë tutje qendër sulmuesi i katalanëve.

“Ishte e vështirë për mua që t’i them atij të jetë i njëjti. Duhet të pranosh kritikat, por më e rëndësishmja është se ai është rehat, i lumtur dhe shokët e skuadrës kanë besim tek ai, si dhe trajneri ka besim tek ai” ka thënë ndër të tjerash ‘el pistolero’.

Suarez dhe Coutinho do të duhet të përgatiten për dy sfidat e radhës, ndaj Levante në La Liga si dhe atë kryesoren ndaj Liverpool, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat