Sarri: Kam gabuar me kritika, sezoni i Chelsea ka qenë i suksesshëm

Futboll

Sarri: Kam gabuar me kritika, sezoni i Chelsea ka qenë i suksesshëm

Më: 27 prill 2019 Në ora: 08:17
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri beson se sezoni i Chelsea ka qenë i suksesshëm deri më tani, me arritjet në garat e kupës dhe me përpjekjet për të përfunduar në top katër vendet e para në Premierligë.

Chelsea të dielën udhëton drejt ‘Old Trafford’, dhe ka mundësi t’i jep fund ëndrrës së Manchester United për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Arsenal dhe Tottenham janë dy ekipet tjera që po konkurrojnë për vendet që dërgojnë në garën më elitare të Evropës për klube.

“Ne kemi luajtur një finale. Kemi humbur pas penalltive”, ka deklaruar Sarri para gazetarëve.

“Ne jemi në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Ne po luftojmë për top katër pozitat e para. Pra, sezoni për momentin është i mirë”.

“Sigurisht që kemi dy caqe të forta: Ne duam të jemi katër të parët në Premierligë dhe duam të shkojmë në finale të Ligës së Kampionëve. Nëse ia dalim të arrijmë në finale, atëherë ne do të dëshironim të fitojmë finalen”.

“Dhe kështu mendoj se sezoni për momentin ka qenë i mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat