Pogba, Unitedit: Dua të transferohem te Real Madrid

Futboll

Pogba, Unitedit: Dua të transferohem te Real Madrid

Më: 27 prill 2019 Në ora: 08:37
Paul Pogba

Kalimi i Paul Pogbas nga Manchester United te Real Madrid po duket gjithnjë e më afër.

Lojtari që në vitin 2016 theu rekordin e transferimeve në futboll, mund t’i bashkohet Real Madridit në fund të këtij sezoni.

‘AS’ shkruan se mesfushori francez i ka kërkuar Manchester Unitedit që ta transferojë te Real Madrid këtë verë.

Sipas raporteve 27 vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje personale me  ‘Los Blancos’, ku do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.

Pogba asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në fanellën e Real Madridit, e për të luajtur nën urdhrat e trajnerit Zinedine Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat