Klopp flet për herë të parë për ‘përplasjen’ me Salah

Futboll

Klopp flet për herë të parë për ‘përplasjen’ me Salah

Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:09
Klopp-Salah

Trajneri i Liverpoolit ka lavdëruar Mohamed Salah për sezonin që po kalon te Liverpool dhe ka mohuar të ketë pasur ndonjë përplasje me të.

Ylli egjiptian është bërë vetëm sulmuesi i tret që shënon më shumë se 20 gola në dy sezone radhazi, diçka që në të kaluarën e kishte bërë Robbie Fowler dhe Luis Suarez.

Liverpool po vazhdon betejën për titull në Premierligë, ku të premten mbrëma mposhti 5:0 Huddersfieldin në ‘Anfield Road’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të.

“Rekordi i Salah është thjesht i pabesueshëm”, ka deklaruar Klopp.

“Është një sezon i rëndësishëm për të, pas një sezoni në të cilin gati çdo goditje e tij ishte gol, për t’u vlerësuar nga të gjithë, se a ishte një gjë sezonale kjo”.

“Mbajtja e këtij niveli është e arritur më e madhe se sa 40 golat e sezonit të kaluar, që po ashtu ishin një arritje e jashtëzakonshme”.

Gjermani tutje ka kërkuar që të mos besohet aq shumë se çka publikohet në mediet sociale, kur është pyetur për një përplasje të mundshme me Salah.

“Unë gjithmonë ju kam thënë mos besoni as tre për qind të gjithë asaj që dëgjoni në rrjetet sociale”.

“Nuk kam pasur asnjë mosmarrëveshje me Salah, veçanërisht pas ndeshjes me Chelsea”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat