Tuchel nuk ishte në dijeni për shkuarjen e Neymarit në Torino: “Nuk jam babai i tij”

Futboll

Tuchel nuk ishte në dijeni për shkuarjen e Neymarit në Torino: “Nuk jam babai i tij”

Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:41
Neymar

Tuchel nuk ka asnjë informacion se Neymari ka qenë në Torino, sido që të jetë, ai nuk është aspak i shqetësuar për këtë.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka thënë se nuk është në dijeni, por as i shqetësuar për shkuarjen e Neymar në Torino, dy ditë para finales së Kupës së Francës.

Sipas mediave në Itali, ylli brazilian la Parisin për të shkuar në një event me bashkëkombësin, anësorin e Juventusit, Douglas Costa.

27-vjeçari vetëm sa është rikthyer nga lëndimi i gjatë, pas tre muajsh, dhe luajti për disa minuta në fitoren e madhe kundër Monacos.

“Nuk di asgjë për këtë”, tha Tuchel të premten.

“Nuk jam babai i tij, nuk jam polic, as detektiv”.

“Jam trajner dhe ai ishte në stërvitje dje me ne. Kjo është”.

Neymar ka bërë 24 paraqitje deri më tani këtë edicion me PSG-në dhe ka shënuar 20 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat