“Më kërkuan edhe mua”, rrëfehet Guidolin: Te Shqipëria u treguan zotrinj dhe të sjellshëm, ja pse i refuzova

Futboll

“Më kërkuan edhe mua”, rrëfehet Guidolin: Te Shqipëria u treguan zotrinj dhe të sjellshëm, ja pse i refuzova

Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:57
Françesko Guidolin

Italiani, Françesko Guidolin, ishte një nga emrat e përfolur në media për të marrë drejtimin e Kombëtares, pas shkarkimit të Kristian Panuçit. Në një rrëfim  për “Calciomercato.com”, 63-vjeçari u ndal edhe te Shqipëria, e cila pak kohë më parë zyrtarizoi si trajner Edi Rejën.

“Zgjodhën Rejën dhe jam i lumtur, sepse e meriton që të bëjë sa më mirë. Po, e vërtetë që më kërkuan edhe mua dhe u treguan shumë zotërinj dhe të sjellshëm. Sidomos presidenti Duka, por preferova të prisja për të parë se si do të zhvillohej situata në këtë fazë të sezonit”, u shpreh Guidolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat