“San Siro” lëkundet frikshëm, bllokohet shitja e biletave për tifozët e Juventusit

Futboll

“San Siro” lëkundet frikshëm, bllokohet shitja e biletave për tifozët e Juventusit

Më: 27 prill 2019 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Nuk ka qetësi për San Siron. Pavarësisht se ditët e fundit autoritetet janë munduar të qetësojnë të gjithë, tribuna e sipërme e stadiumit milanez, unaza e tretë, vazhdon të shqetësojë, për shkak të lëkundjeve të forta regjistruar në ndeshjet e fundit.

Shqetësimi është i madh para Inter-Juve, sepse San Siro do të jetë i tejmbushur dhe është e qartë që do të ketë dridhje shumë më të forta se zakonisht.

Për këtë arsye, janë marrë masa dhe është bllokuar shitja e biletave për sektorin e tifozerisë mike, sipas asaj që raporton La Stampa.

Tifozët e Juventusit janë detyruar të shpërngulen, duke u spostuar në dy pjesë të ndryshme të stadiumit, ndryshe nga tradita, që i shihte të vendosur në pjesën qendrore të unazës së tretë të sektorit mik.

Mbështetësit bardhezinj këtë mbrëmje do të vendosen në zonat në dy krahët e njërës kullë, në “krahun e kuq” dhe atë “portokalli”. Në total, janë hequr nga qarkullimi rreth 2500 bileta për tifozët bardhezinj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat