Napoli i tregon derën edhe shqiptarit

Futboll

Napoli i tregon derën edhe shqiptarit

Më: 27 prill 2019 Në ora: 12:53
Napoli i tregon derën edhe shqiptarit

Napoli po bëhet gati të bëjë revolucion me katërt mbrojtësit anësorë që ka në dispozicion. Të gjithë janë bërë gati për t’u nxjerrë në shitje, teksa pesë lojtarë të tjerë janë duke u vëzhguar për të zënë vendin e tyre.

Presidenti Aurelio De Laurentiis sezonin e shkuar ishte i bindur se Elseid Hysaj ishte i pashitshëm, por pas vështirësive që mbrojtësi shqiptar ka ndeshur nën drejtimin e Carlo Ancelottit, nuk ka më vend për të tek Napoli, sipas informacioneve më të fundit nga gazeta "Il Mattino".

Po ashtu, Mario Rui dhe Kevin Malcuit (të dy 27 vjeç) nuk kanë bindur dhe do të shiten. Ndërkohë Faouzi Ghoulam ende nuk është në formën e tij më të mirë pas dëmtimit të gjatë dhe nuk dihet se çfarë do ndodhë me 28-vjeçarin.

Manuel Lazzari i Spal është vëzhguar prej kohësh, kushton 20 milionë euro. Edhe shoku i tij i skuadrës, Mohamed Fares ka qenë nën vëzhgimin e drejtorit sportiv, Cristiano Guintoli.

Kieran Tripper i Tottenham ka qenë emri më i nxehtë i ditëve të fundit. Mbrojtësi anglez kushton mbi 40 milionë euro.

Alex Grimaldo o Benfica u ble sezonin e shkuar për 30 milionë euro, por ka klauzolë largimi 60 milionë. Edhe ky është duke u ndjekur me kujdes.

Në fund është Ben Chilwell i Leicester City që është një emër surprizë në listën e Guintoli, që u kërkua nga Sarri që sezonin e kaluar, por nuk arrit. Për të interesohet edhe Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat