Ashtu si Cristiano Ronaldo, edhe Lionel Messi është në kërkim që të arrijë shifrën e 600 golave me fanellën e Barcelonës.
10-shi magjik i Barçës, Lionel Messi, është shumë afër që të arrijë një shifër magjike – 600 gola me fanellën e Barcelonës, diçka që nuk është parë shpesh të ndodhë, por janë afër ta bëjnë Leo e Cristiano.
Në 679 paraqitje, ai ka shënuar 597 gola me Barcelonën deri më tani dhe numëron edhe 231 asistime.
Pasi dështoi të shënojë kundër Real Sociedadit e Alavesit, Messi do të tentojë sonte në “Camp Nou” të shkëlqejë kundër Levantes për të arritur këto shifra të çmendura, ku edhe pritet katalunasit ta festojnë titullin për sezonin 2018/19.
Para Messit me më së shumti gola për një klub qëndron vetëm Edson Arantes do Nascimiento (Pele), me 643 finalizime me Santos.
43 ndeshje, 45 gola, 21 asistime – Lionel Messi po shijon një sezon fantastik me Barcelonën dhe është rrugës për t’u kurorëzuar me tripletën, që do të ishte hera e tretë në histori të Barcelonës që ndodh kjo.
Derisa, për dallim nga Messi, Ronaldo shifrën e 600 golave kërkon ta arrijë pas paraqitjes me katër klube në katër liga të ndryshme: Portugali, Angli, Spanjë dhe Itali.
Aktualisht, CR7 ka 599 gola – 118 i ka shënuar me Manchester Unitedin, 5 me Sporting Lisbonën, 450 me Real Madridin dhe 26 deri më tani me Juventusin. Ai numëron edhe 190 asistime.