Kosova U17 shënoi fitore kundër Andorës 

Futboll

Kosova U17 shënoi fitore kundër Andorës 

Më: 27 prill 2019 Në ora: 15:45
Kosova U17 shënoi fitore kundër Andorës 

Kombëtarja e Kosovës U17 e përbërë me futbollistë nën moshën 16-vjeçe ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Letoni. Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit iu gëzuan fitores në duel me Andorën, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Kombëtaren tonë e realizoi Eliot Llullaku, në minutën e 7-të. Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë kundër Letonisë, më 28 prill, derisa në ndeshjen e fundit luan kundër San Marinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat