U ndëshkua me karton të kuq, futbollisti fik dritat e stadiumit

Futboll

U ndëshkua me karton të kuq, futbollisti fik dritat e stadiumit

Më: 27 prill 2019 Në ora: 16:59
U ndëshkua me karton të kuq, futbollisti fik dritat e stadiumit

Në një ndeshje të ligave inferiore në Angli, futbollisti Julius Muraga, është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari për një ndërhyrje të parregullt, që i ka bërë kundërshtarit.

Deri këtu çdo gjë është normale, por më vonë vjen çudia e paparë ndonjë herë. Muraga pas kontestimeve për kartonin e kuq, është drejtuar në dhomat e zhveshjeve  dhe ka ulur siguresat e dritave të stadiumit, duke e lënë fushën në një errësirë totale.

Për 5 minuta stadiumi ka qenë pa drita dhe loja është ndërprerë. Teknikët risollën normalitetin dhe loja vazhdoi më pas. Muraga është shprehur se këtë gjë e bëri padashje dhe ka kërkuar ndjesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat