Llapi gjunjëzon kampionin, mban hapin për vend të parë 

Futboll

Llapi gjunjëzon kampionin, mban hapin për vend të parë 

Nga: K. Goca Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:23
Llapi gjunjëzon kampionin, mban hapin për vend të parë 

Llapi e mposhti me rezultat 1:0 Dritën nga Gjilani. Kampioni në fuqi Drita, u mundua deri në fund por pa sukses që të barazojnë rezultatin, ndërsa në anën tjetër vendasit arkëtuan tri pikë të mëdha në luftë për vend të parë, aktualisht janë në pozitën e dytë me 66 pikë, me dy pikë me pak se lideri Feronikeli.

Kryetrajneri Tahir Batatina vazhdon me rezultate impresive dhe drejt titullit të kampionit.  Në minutën e 51-të, Bujar Idrizi nga gjuajtja e lirë qëllon tërthorësen e mysafirëve, ndërsa në atë të 72-tën, Festim Alidema shënon një gol të bukur nga distanca dhe për fitoren e madhe të Llapit. Drita është në vend të katërt me 47 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat