Feronikeli vazhdon rrugën drejt titullit të kampionit

Futboll

Feronikeli vazhdon rrugën drejt titullit të kampionit

Nga: K. G. Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:24
Feronikeli vazhdon rrugën drejt titullit të kampionit

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi ashtu edhe siç pritej ndali tri pikë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe vazhdon fuqishëm luftën për titullin e kampionit. ‘Nikli’ ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në ndeshjen e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 8-të, Feronikeli ka kaluar në epërsi me golin e Kastriot Rexhës, i cili shënoi me kokë pas harkimit nga Yll Hoxha. Në minutën e 35-të, Da Silva shënon nga penalltia dhe thellon fitoren me rezultat 2:0. Feronikeli udhëheq me 68 pikë, kurse Gjilani është i shtatë me 35 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat