Pochettino flet pas humbjes së Tottenham ndaj West Ham – Ja si e arsyeton

Futboll

Pochettino flet pas humbjes së Tottenham ndaj West Ham – Ja si e arsyeton

Më: 27 prill 2019 Në ora: 18:30
Pochettino

Tottenham Hotspur kanë pësuar humbjen e 17-të në të gjitha kompeticionet këtë edicion, pasi u ‘rrëzuan’ edhe kundër West Ham United.

Me këtë humbje, që ishte e 17-ta, Spurs kanë vendosur rekord për të keq, pasi kanë pësuar më së shumti humbje brenda një sezoni që nga kampanja 2008/09.

Skuadra e Pochettino u mposht para tifozëve të vet, kundër West Ham, me rezultatin minimal 0:1.

Trajneri argjentinas gjithsesi ka thënë se fajin për këtë disfatë nuk mund t’ia veshin ndeshjes të së martës, të cilën londinezët e luajnë kundër Ajax Amsterdam, në kuadër të Ligës së Kampionëve, faza gjysmëfinale.

“Nuk mund të them se ne po mendonim për të martën” ka thënë Pochettino, duke mos arsyetuar humbjen.

“Ne jemi skuadër shumë garuese kur ne luajmë me energjinë e plotë, jemi të fokusuar” ka thënë tutje ai.

“Ishim pak të stresuar pasi garojmë në rrethana që nuk janë më të mirat. Asgjë për të thënë, dëshira ishte fantastike, por jam i zhgënjyer me rezultatin, sepse nuk kishim këtë në plan, por ky është futbolli” ka thënë tutje argjentinasi.

Me këtë fitore, West Ham kanë ndërprerë serinë prej katër ndeshjeve pa fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat