Ramadani: Ishte një ndeshje shumë e vështirë

Futboll

Ramadani: Ishte një ndeshje shumë e vështirë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 18:35
Ramadani: Ishte një ndeshje shumë e vështirë

Feronikeli ka regjistruar fitore të pastër këtë xhiro ndaj Gjilanit me rezultatin 2:0. Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, foli rreth fitores, duke e cilësuar si të vështirë. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. E arritëm objektivin duke fituar tre pikët. Në pjesën e parë ishim dominues në çdo aspekt, ndërsa në pjesën e dytë u tërhoqëm pak”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.

“I përgëzojë lojtarët e mi për angazhimin dhe fitoren. Nuk kemi kohë për të pushuar”.

“Cili ekip ka disiplinë, nerva dhe dëshirë do ta fitojë në fund titullin e kampionit. Sigurisht edhe ai që bën më pak gabime”, përfundoi trajneri i Feronikelit.

Momentalisht Feronikeli është lider në tabelë me 68 pikë apo dy më shumë se Llapi i vendit të dytë dhe tri më shumë se Prishtina e vendit të tretë që ka një ndeshje më pak, atë ndaj Drenicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat