Batatina: Është e kotë ta ndal Llapin dikush

Futboll

Batatina: Është e kotë ta ndal Llapin dikush

Më: 27 prill 2019 Në ora: 18:37
Batatina: Është e kotë ta ndal Llapin dikush

Llapi ka shënuar fitore në derbin e xhiros së 29-të në Superligë, duke e mposhtur Dritën me golin e realizuar nga Festim Alidema. Ky triumf i tyre është shumë i rëndësishëm pasi vazhdojnë garën për titullin kampionë.

Pas takimit, krye trajneri i Llapit, Tahir Batatina, shprehet i lumtur me tre pikët e arkëtuar.

“Sfidat nuk janë të lehta. Iu qasëm takimit që të mos bëjmë gabime, ta kërkojmë një gol dhe ta menaxhojmë atë, ky ishte misioni ynë dhe këtë e arritëm. Është e kotë ta ndal Llapin dikush, nuk varemi nga dikush, kampion Llapi e bënë vetveten”, shtoi krye trajneri llapjanë.

Batatina kishte disa fjalë edhe për golin e realizuar nga Festim Alidema.

“ Festimi është një super lojtarë, i gëzohem formës së tij, nuk e futa në lojë ndaj Drenicës për shkak të një lëndimi”, e përfundoi deklaratën e tij Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat