Bytyçi lojtarëve të Ballkanit: O tregoni shpirt luftarak ose mos u futni në lojë fare

Futboll

Bytyçi lojtarëve të Ballkanit: O tregoni shpirt luftarak ose mos u futni në lojë fare

Nga: Avni Bytyçi Më: 27 prill 2019 Në ora: 19:04
Bytyqi lojtarëve të Ballkanit: O tregoni shpirt luftarak ose mos u futni në lojë fare

Unë Avni Bytyçi si ish lojtar i KF Ballkanit kam kaluar shumë situata të mira e të këqija si futbollist edhe si ish-zyrtar (drejtor sportiv) i KF Ballkanit pa kushte për stërvitje, pa fushë të mirëfilltë, pa topa të mjaftueshëm për stërvitje e për lojë, pa mjete financiare e shumë e shumë kushte elementare të parealizuar në atë kohë. Doli një kompani si Cima Konstrekshen e privatizoj u gëzuam të gjithë, sidomos ne që kemi kontribuar si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj u gëzuam pamasë, sepse gjërat po marrin për të mirë, u futen zotëritë në fjalë Arsim, Bali Kabashi, pronarët me një seriozitet maksimal dhe i plotësuan të gjitha kushtet se çka kërkon një klub. Por pse nuk po i shpërblehet po tregon thjesht fusha e lojës, zymtësia në lojë, dëshira për fitore sidomos sot mungoi, por pse? Këtë duhet shpjeguar njerëzit kompetent, nuk është e imja!

Vetëm një gjë kam për lojtarët në fushën e lojës, o tregoni shpirt luftarak ose mos u futni në lojë fare. Po me vjen shumë keq dhe po ndihem shumë i pafuqishëm, sidomos pas humbjes së sotme Ballkani që pësoi nga Ferizaj, është për të ardhur keq vërtet, nuk e di se çka po ndodhë në fushën e lojës nuk ka shpjegim definivisht u rrezikuam pa nevojë! Me sa di unë dhe pse nuk jam zyrtar i klubit ka kushte fantastike në KF Ballkani si për punë edhe pagesa goxha të majme, po pse po ndodhë kjo është fenomen i pashpjegueshëm. Mos kemi të bamë!!! Se di, se di… Nuk du të fajësoj askënd në këtë mes jam totalisht i shokuar…

Jam shpesh herë i pranishëm në stërvitjen që bën KF Ballkani, çdo gjë shkon perfekt, janë stërvitje shumë të mira dhe të avancuara por në lojë nuk po shfaqet ajo se çka punohet në stërvitje, pse? Unë nuk kam shpjegim. 
Mosprania e tifozëve (Xhebrailave) në ndeshjet e KF Ballkanit, unë mendoj që është mungesë shumë e madhe por pse nuk janë të pranishëm! Kurse në ndeshjen të basketbollit bëhen në qindra ose ndoshta edhe mijëra e të KF Ballkanit as edhe një tifoz (Xhebs).

Unë kam luajtur shumë gjatë futboll por kur kanë qenë shikuesit e organizuar në cilëndo klub që kam luajtur jam ndier i motivuar po të njëjtën kohë edhe përgjegjësi më të madhe. A janë të injoruar tifozët therandas a po jo, këtë unë nuk e di, vetëm një gjë e di mirë s’ka futboll pa Ultras tifoz, prandaj për këtë problem unë mendoj që duhet bërë një zgjidhje. Unë e di mirë që tifozët Xhebrailat kanë qenë një shtysë shumë e madhe në futjen në Superligë, tashti nuk ndodhën në shkallët e stadiumit!

Por pse? këtë unë nuk e di! Unë them që zyrtarët e klubit duhet ulur dhe biseduar për këtë pikë me tifozerinë therandas Xhebrailat dhe ta zgjidhin këtë problem nëse mund ta quaj sepse sot për mu personalisht “Ujqit” e Ferizajt bën diferencë dhe në fushën e lojës me përkrahje që u bënë futbollistëve të tyre, unë si person i thjesht në tribuna ose them më mirë si tashme shikues i KF Ballkanit u ndjeva keq në tribuna, e paramendoni se si janë ndjerë lojtarët e Ballkanit në fushën e lojës në shtëpinë e tyre, vijnë të organizuar tifozeria mike e përkrahin futbollistët e tyre, në këtë rast Ferizaj, kurse futbollistët e Ballkanit si jetimë në shtëpinë e vetë. Por kjo nuk është arsyeja se pse humbi sot Ballkani humbi sepse nuk kishte shpirt luftëtari në fushën e lojës nga shumica e futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat