Varane nuk është i interesuar të largohet nga Real Madrid?

Futboll

Varane nuk është i interesuar të largohet nga Real Madrid?

Më: 27 prill 2019 Në ora: 20:35
Raphael Varane

Spekulime të shumta ka pasur javëve të fundit rreth të ardhmes së qendër mbrojtësit francez, Raphael Varane.

Emri i lojtari lidhej ngushtë me një largim të mundshëm të tijin nga ‘Santiago Bernabeu’, pas një sezoni jo të mirë të skuadrës madrilene.

Skuadra si Manchester United e Juventus kanë qenë ato për të cilat është thënë se po monitorojnë situatën e fituesit të Kupës së Botës me Francën.

Megjithatë, sipas raportimeve të ‘Marca’, Raphaël Varane nuk është i interesuar që të ndërpres rrugëtimin e tij me Real Madrid.

Kështu, prestigjiozja spanjolle ka hedhur poshtë mundësitë që qendër mbrojtësi i ‘Los Blancos’ të largohet gjatë verës.

Top kandidati për tu larguar në fund të sezonit mbetet Garreth Bale, i cili as nën urdhrat e Zinedine Zidane nuk ka arritur ta gjej vetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat