Sanchez merr vendim, do të largohet nga United

Futboll

Sanchez merr vendim, do të largohet nga United

Më: 27 prill 2019 Në ora: 21:28
Ish-ylli i Arsenal, Alexis Sanchez

Ish-ylli i Arsenal, Alexis Sanchez ka dështuar të rikonfirmohet që nga transferimi i tij në “Old Trafford” dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Manchester United këtë verë, por lajmi i përcjellë nga Kili ka ngrirë planet e “Djajve të Kuq”, sikurse dhe optimizmin e tifozëve.

Referuar gazetës kilene “El Mercurio”, sulmuesi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe as që e ka me nxitim ta bëjë këtë gjë.

I njëjti burim konfirmon se Sanxhez do të njoftojë vendimin e tij për të qëndruar apo larguar nga United vetëm në përfundim të Kupës së Amerikës.

Kompeticioni i kontinentit amerikan do të zhvillohet mes dative 14 qershor dhe 7 korrik, çka do të thotë se e ardhmja e kilenit do të zgjidhet përfundimisht vetëm në javët e fundit të merkatos së verës.

Nga ana tjetër “The Times” bën me dije se Manchester United synon shitjen e sulmuesit, por përballet me një problem serioz, në gjetjen e një klubi të gatshëm të përballojë pretendimet e kilenit mbi pagën marramendëse.

Për këtë motiv, “Djajt e Kuq” nuk përjashtojnë huazimin e Alexis Sanchez, me Inter që po shfaq interesim të vazhdueshëm për kilenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat