Brilanca e Messit e ndihmon Barcelonën ta turpërojë Real Madridin

Futboll

Brilanca e Messit e ndihmon Barcelonën ta turpërojë Real Madridin

Më: 27 prill 2019 Në ora: 23:28
Lionel Messi

Katalonasit e kanë siguruar titullin e tetë në 11 sezonet e fundit të La Ligës. Një pjesë e madhe e këtij suksesi u erdhi katalonase falë brilancës së vazhdueshme të 10-shit të tyre.

Kur Lionel Messi u rendit i pesti në garën për Topin e Artë të sezonit të kaluar, ai u tregua shumë modest, shkruan Goal.com.

“Në futboll është gjithmonë më i rëndësishëm klubi sesa individi”, kishte thënë Messi atëherë për Diario Sport.

Por, kushdo që e ka parë atë këtë sezon duke luajtur do të sugjeronte se ky injorim e nxiti në zjarr në shpirtin e Messit, forma e jashtëzakonshme e së cilit ia dhuroi Barcelonës titullin e dytë radhazi të La Ligës. Për më tepër, katalonasit janë në finale të Kupës së Mbretit dhe në katërshen e fundit të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi i mbush 32 vjeç këtë sezon, mirëpo ai nuk po shfaq asnjë shenjë plakjeje, me 34 gola dhe 15 asiste që e vendosin atë në kreun e të dy listave në La Liga për këtë sezon.

Messi kishte sugjeruar se atij i mungon gara me Cristiano Ronaldon në Spanjë, pasi ish-rivali i tij në Real Madrid iu bashkua Juventusit verën e kaluar, mirëpo largimi i portugezit duket qartë se nuk ka ndikuar në nivelin e motivimit të dhjetëshit të Barcelonës.

Ylli i Barcelonës i ka ndihmuar skuadrës së tij ta dominojë La Ligës nga fillimi deri në fund – katalonasit e kanë mbajtur kreun e ligës që nga java e 14-të.

Vetë Messi pritet ta marrë Treo Pichichin për të tretin sezon radhazi, me Luis Saurezin dhe Karim Benzeman me nga 21 gola, ndërsa Messi i ka 34 deri më tani.

Në garën për Këpucën e Artë të Evropës, vetëm Kylian Mbappe, me 30 gola, i afrohet Messit, i cili e synon Këpucën e gjashtë të Artë në karrierë.

“Është gjithmonë e rëndësishmë të përmirësohesh individualisht, por mëi rëndësishëm është klubi. Rekordet individuale janë të vlefshme vetëm nëse ti mund ta ndihmosh ekipin dhe të jesh më i suksesshëm në fushë”, u shpreh Messi më herët gjatë këtij sezoni.

Ai e ka bërë pikërisht këtë gjë. Golat e Messit ia ka dhuruar Barcelonës 16 pikë. Ai ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në 56 për qind të 86 golave të Barcelonës. Më së shumti theksohen këtu tri golat dhe dy asistent në fitoren 5:0 kundër Levantes dhe het-triku tjetër i tij e asisti në fitoren 4:2 ndaj Sevillas.

Këto suksese të Barcelonës janë edhe më të ëmbla për tifozët klubit katalonas kur merret parasysh dështimi i Real Madridit këtë sezon.  Madrilenët janë në pozitën e tretë në La Liga, u eliminuan nga Barcelona në Kupën e Mbretit dhe nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve.

Titulli i kampiones së Spanjës është një arritje e madhe për Barcelonës, mirëpo të qenit kampione e Evropës është synimi i radhës i katalonase – dhe Messi është në formë të mirë për ta arritur pikërisht këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat