Solskjaer vetëmbrohet për ecurinë negative: Kështu ka qenë në 5 vitet e fundit

Futboll

Solskjaer vetëmbrohet për ecurinë negative: Kështu ka qenë në 5 vitet e fundit

Më: 28 prill 2019 Në ora: 07:08
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer ka sulmuar skuadrën e tij të Manchester United duke i thënë disa lojtarëve se kanë nevojë të rikthehen në realitet. 

Norvegjezi është në krye të United më të keq të historisë, me shtatë humbje në nëntë ndeshjet e fundit, megjithatë ai vetëmbrohet duke thënë se kjo situatë ka pesë vite që vazhdon. 

“10 ditët e fundit kanë qenë të vështira për të gjithë,” e nis trajneri i Djajve. 

“Të gjithë e kanë parë gjendjen tonë gjatë javëve të fundit dhe ky është realiteti, disa lojtarë duhet ta kuptojnë këtë gjë.

Nëse sheh totalin e pikëve në pesë vitet e fundit, mesatarisht kemi marrë 70 pikë dhe kjo nuk mjafton. 

Në derbi u pa një ekip që donte të luante për njëri-tjetrin. Nuk e bëmë detyrën tonë ndaj Everton dhe Rashford është mërzitur shumë. Atë e ka lënduar shumë disfata në derbi, të gjithëve na ka lënduar. 

E dimë që për të qenë të suksesshëm duhet të qëndrojmë gjithmonë të bashkuar.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat