Eurogoli i Mertensit, Napoli fundos Frosinonen

Futboll

Eurogoli i Mertensit, Napoli fundos Frosinonen

Nga: K. Goca Më: 28 prill 2019 Në ora: 14:19
Eurogoli i Mertensit, Napoli fundos Frosinonen

Ekipi i Frosinones edhe përfundimisht shuan shpresat për të mbetur në Serie A në futboll, pas humbjes me rezultat 2:0 si vendas nga Napoli.

Napolitanët pothuajse edhe matematikisht siguruan vendin e dytë, kësisoj katër javët e fundit i presin me qetësi. Në minutën e 19-të, Dries Mertens nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, goditi me mjeshtri mbi barrikadën e Frosinones dhe topi futet në pjesën e epërm të këndit të djathtë, 0:1.

Eurogol që rrallë herë shihet në stadiumet italiane, ndërsa Amin Younes në minutën e 49-të pas një depërtimit shënon për 0:2. Napoli është në vend të dytë me 70 pikë, kurse Frosinone e 19-ta me 23 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat