Paraqitje të mira të shqiptarëve në Zvicër

Futboll

Paraqitje të mira të shqiptarëve në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2019 Në ora: 18:03
Pamje nga ndeshja Zurich-Sion

Futbollisti Edon Zhegrova luajti standard deri në minutën e 46-të, Taulant Xhaka 61 minuta në fitoren e Baselit me rezultat 3:0 në konak të St. Gallenit, në ndeshjen e javës së 31-të të Kampionatit të Zvicrës. Golat i realizuan van Wolfswinkel (22'), Campo (65') e Stocker (83'). Baseli është në vend të dytë me 59 pikë, kurse St. Gallen i 8-ti me 36. Young Boys barazoi 2:2 me Luganon. Armando Sadiku luajti 64 minuta dhe me Luganon importuan një pikë të madhe.

Young Boys është në krye me 79 pikë, kurse Lugano i pesti me 38. Zurich fitoi me rezultat 1:0 ndaj Sionit. Odey shënoi në minutën e 70-të. Toni Domgjoni e Mirlind Kryeziu luajtën standardë, kurse Benjamin Kololli nga minuta e 69-të për Zurich-un. Me karton të verdhë u ndëshkua Kryeziu në fund të takimit, kurse për Sionin u paraqitën standardë Pajtim Kasami, Burim Kukeli dhe Ermir Lenjani. Kukeli luajti 75 minuta, kurse Kasami u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 24-të. Sioni është i gjashti me 37 pikë sa ka edhe Zurich një vend më poshtë.

Liga e Zvicrës 
St. Gallen-Baseli    0:3
Young Boys-Lugano    2:2
Zurich-Sion    1:0
Luzern-Thun    3:1
Xamax-Grasshoppers    1:1

Tabela
1. Young Boys    31    25    4    2    79
2. Basel    31    16    11    4    59
3. Thun    31    10    10    11    40
4. Luzern    31    12    4    15    40
5. Lugano    31    8    14    9    38
6. Sion    31    10    7    14    37
7. Zurich    31    9    10    12    37
8. St. Gallen    31    10    6    15    36
9. Xamax        31    8    9    14    33
10. Grasshoppers    31    5    9    17    24

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat