Lojtarëve të Dritës u ishte premtuar premi për të ndalur Llapin

Futboll

Lojtarëve të Dritës u ishte premtuar premi për të ndalur Llapin

Më: 29 prill 2019 Në ora: 00:49
Pamje nga ndeshja

Liridon Leci, futbollist i Dritës, ka konfirmuar se lojtarët e këtij kanë pasur premi të premtuar nga kryesia, nëse arrijnë të nxjerrin rezultat pozitiv ndaj Llapit, që po vazhdon luftën për titull.

Në Sportin Total në KTV, Leci ka thënë se kjo ishte një premi për të respektuar kampionatin, pasi tashmë dihet se kampioni në fuqi nuk është në garë për titull e se e ka të siguruar mbijetesën.

Ai nuk ka pranuar të japë detaje për shumën apo diçka tjetër, por ka thënë se klubi u ka dhënë disa herë premi këtë sezon.

“Kishim një premi për të respektuar kampionatin. Nuk e di sa ishte premia, sepse s’isha në zhveshtore. Pas ndeshjes kam marrë vesh se ishte shumë e mirë. Ka pas premi edhe me Gjilanin. Ka pas premi në dy-tri ndeshje tjera. Vazhdimisht kemi premi”, ka thënë ai teksa ka shtuar se Drita qëndron mirë financiarisht.

Llapi arriti me një gol të Festim Alidemës të fitojë ndaj Dritës për të mbajtur hapin me liderët Feronikeli e Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat