“A do të mbetem në Juventus?” Allegri e zbulon vendimin final

Futboll

“A do të mbetem në Juventus?” Allegri e zbulon vendimin final

Më: 29 prill 2019 Në ora: 08:22
Massimiliano Allegri dhe Ronaldo

Massimiliano Allegri ka insistuar se dëshiron ta respektojë pjesën e mbetur të kontratës me skuadrën kampione nga Serie A.

Massimiliano Allegri nuk planifikon të largohet nga Juventus.

Trajneri i “Bianconerëve” ka insistuar se dëshiron ta respektojë pjesën e mbetur të kontratës me skuadrën kampione nga Serie A.

“A do të mbetem në Juventus? Kam edhe një vit kontratë dhe sigurisht se do të mbetem”, u shpreh Allegri për “Rai 1”.

Allegri do të hyjë në vitin e fundit të kontratës por ka zgjuar dyshime rreth largimit nga Juventus pas eliminimit nga Ajax në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat